JOQ Albania
Home

“Rrjedhin” të dhëna nga Facebook, ekspozohen fotot e 6.8 milionë përdoruesve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/12/2018 23:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket sikur viti nuk mund të përfundojë pa një skandal tjetër nga Facebook.

Këtë herë kompania ka rrëfyer vetë për një “buburrec” që ka lejuar që fotot e 6.8 milionë përdoruesve të ekspozohen ndaj aplikacioneve me akses të gjerë.

Problemi i ri ka prekur personat të cilët janë “loguar” nga aplikacioni i rrjetit social si dhe i kanë dhënë leje aplikacioneve të palëve të treta për të hyrë në fotot e tyre.

Çështja është rregulluar tashmë, por për shkak të rrjedhjes së informacioneve, disa aplikacione mund të kenë pasur akses në "një sërë fotografishë më të gjera" sesa ato që synonin, për një periudhë prej 12 ditësh midis 13 shtatorit dhe 25 shtatorit.

Rrjeti social rekomandon që të hyni në çdo aplikacion me të cilin i keni ndarë fotot tuaja për të parë se cilat imazhe tuajat ka në dispozicion. JOQ Albania