JOQ Albania
Home

I “mburri” më shumë se realiteti super iPhone-t e rinj, Apple përballet me një ankesë prej 55 faqesh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/12/2018 23:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një padi, e paraqitur të premten, akuzon Apple se ka gënjyer rreth disa tipareve të gjeneratës së re të iPhone-ve që u prezantuan këtë shtator.

Kështu, pretendohet se kompania amerikane nuk ka informuar blerësit saktë rreth përmasave të ekranit të serisë së saj iPhone X.

Dy paditësit paraqitën padinë e tyre në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë Veriore, duke pretenduar se Apple ka matur gabimisht madhësinë dhe pikselët e ekraneve në pajisjet: iPhone X, iPhone XS dhe iPhone XS Max.

Sa i përket akuzave, kompania nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment.

Paditësist argumentojnë se Apple ka gënjyer në lidhje me madhësinë e ekranit duke numëruar zona që nuk janë pjesë të ekranit.

Për shembull, madhësia e ekranit të iPhone X thuhet se është 5.8 inç, por paditësit, që pretendojnë ta kenë matur, thonë se është “vetëm 5.6875 inç”.