JOQ Albania
Home

Noizy u bëri thirrje studentëve të dialogonin, reagon ashpër Lek Plepi
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17/12/2018 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Figurave të shumta që kanë komentuar protestën e studentëve, i është bashkuar edhe reperi i njohur Noizy.

Në një postim në Instagram, Noizy i ka sugjeruar studentëve, që të ulen në dialog me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, dialogu me Ramën nuk do të kishte asnjë të keqe, sepse ai është zot shtëpie.

Më tej reperi ka hedhur dyshime, se protesta mund të jetë politike, për faktin që studentët nuk po pranojnë të dialogojnë me kryeministrin.

Postimi i plotë:

Te dashur studente: Shoh shume mesazhe per mbeshtetje, dhe ne fillim nuk hezitova dhe e bera hapur. Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtepie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prinder qe duhen pyetur ose mbase jeni dhe vete i pari shtepise si familje e re. Dhe në Shqiperi, duam s’duam, ka nje te pare shtepie, fundja fundit vete e kemi zgjedh. Tani nese une do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja baben ose te zotin e shtepise per te biseduar se si mund t’ia dalim mbane! Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE te keqe ka te uleni dhe te veni pikat mbi i? Kur vete kryeministri po ju ofron takim dhe po thote se jam i gatshem per t’i plotesuar te gjitha kerkesat, madje dhe me shume se ç’kerkoni, mos valle eshte politike gjithcka? Nese po, atehere ky o turp, nje here qe patem ne dore te benim dicka per veten tone, serisht e lejuam politiken te hyje ne mes. Me vjen sinqerisht keq per te gjithe ata studente te shkrete qe me verte i duan keto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marre parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit qe ju peshperisin mbas veshi. Te pakten kjo qeveri nuk po ju vret mes protestes dhe te mos mbaj asnje njeri pergjegjesi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore per studentat, jo me sherr per parti! Ju kam ❤❤❤"

Në lidhje me këtë postim të Noizyt, në rrjet kanë plasur kritikat. Disa e mbështesin këtë deklaratë të reperit, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se ai ka influencuar në këtë mënyrë tek fansat e tij të shumtë, pasi po i lutet për një leje ndërtimi të një hoteli në zonën e Currilave, kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Në lidhje me deklaratën e bujshme, ka rënë në sy edhe komenti i Lek Plepit, një personazh i pazakontë. Ai i shkruan se e kundërshton ashpër këtë deklaratë të reperit.