JOQ Albania
Home

Miley “godet” sërish, harron të veshë bluzën në daljen e saj të radhës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/12/2018 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miley Cyrus ka shmangur me lezet një rrëshqitje të xhaketës që mbante sipër gjatë një performance me Mark Ronson.

Cyrus, të cilës i pëlqen që herë pas here të guxoje me “look-un” kishte zgjedhur që kësaj radhe të mos vishte asgjë poshtë xhaketës ngjyrë argjendi që e mbulonte sadopak.

Këngëtarja 26-vjeçare, e cila nuk mbante veshur as reçipeta, la shumë pak për imagjinatën ndërkohë që doli në skenën e Saturday Night Live me Mark Ronson.

Për habinë e përdoruesve të Twitter-it, Cyrus ia arriti që të këndonte pa ekspozuar më shumë seç duhet nga veshja e saj guxuese.

Një përdorues i rrjetit social, shkruante:

Oops … dikush nuk arriti t’i tregonte Miley Cyrus se ka harruar të veshë një bluzë.