JOQ Albania
Home

Nuk janë pamje nga e kaluara, është Qendra Shëndetësore në Kombinat
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18/12/2018 14:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sektoret më të rëndësishme në Shqipëri kanë edhe problemet më të mëdha, siç është arsimi dhe shëndetësia.

Të gjithë jemi koshientë për pasojat që ka mungesa e një sistemi arsimor dhe ajo e një sistemi të shëndoshë shëndetësor.

Duke dashur të përqendrohemi tek ky i dyti, qytetarët shqiptarë kanë vite që denoncojnë mosfunksionimin e mirë të shëndetësisë, ku këtu lidhen shumë faktorë sëbashku si korrupsioni, mungesa e infrastrukturës nëpër qendrat spitalore dhe ambulante, mungesa e profesionistëve, mungesa e medikamenteve, rimbursimet, e deri te mungesa totale e qendrave shëndetësore dhe kjo vihet re në zonat rurale të vendit.

Por, fatkeqësisht nuk është e nevojshme të dalim jashtë Tiranës për të gjetur mangësi të theksuara në qendrat shëndetësore dhe spitalet.

Një qytetar ka dërguar për JOQ Albania disa pamje nga Qendra Shëndetësore në Kombinat, ku pamjet edhe pse janë të shkurtra flasin shumë.

Video I:

Video II:

Duket sikur çdo gjë ka mbetur vendnumëro dhe pajisjet janë të gjitha të amortizuara në rastin më të mirë ose plotësisht jashtë funksioni në rastin më të keq.
Komentet u takojnë juve.