JOQ Albania
Home

“Jemi totalisht të izoluar nga bora”, banorët e 4 fshatrave në Kukës thirrje për ndihmë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18/12/2018 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reshjet e borës të rëna ditët e fundit në zonat malore të Shqipërisë kanë shkaktuar jo pak probleme për banorët.

Ashtu sikurse çdo vit, problemi kryesor mbetet mungesa e angazhimit të pushtetit lokal për të hapur rrugët e fshatrave ose edhe ato të qyteteve në mjaft raste.

Kukësi është një nga qarqet më problematike, ku sigurisht pasojat i vuajnë banorët e tij.

Një banor nga komuna Gryke-Qaje, Kukës, ka shkruar për JOQ Albania, duke ngritur shqetësimin se janë të bllokuar prej dy ditësh nga bora e madhe që ka rënë në këtë zonë që përfshin 4 fshatra.

Pra, janë katër fshatra të izoluara nga bora dhe sipas qytetarit, nuk ka asnjë plan për t’u hapur.

Qytetari nga Kukësi shprehet për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Duam t’i tregojmë Bashkisë Kukës dhe gjithashtu qeverisë shqiptare si si po vuan ky popull edhe pse paguajmë taksa rrugësh më shumë se çdo shtet i EU.
Por edhe pse jemi të bllokuar, Lad Shtini nuk kërkon ndihmë nga qeveria por do t’i shërbejë vendit dhe bashkëjetuesve të vet deri në mundësinë e fundit. Sepse drejtuesit e Kukësit mezi presin që të bjerë borë  e të bllokohen rrugët që të marrin fonde dhe rrugët të mos i zhbllokojnë kurrë! Ju bëjmë me dije se prej 2 ditësh jemi katër katunde të bllokuara totalisht, pushteti është në gjumë letargjik!”