JOQ Albania
Home

Mozzik bëhet baba për herë të parë, poston foton e vajzës dhe zbulon emrin
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 18/12/2018 16:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik është bërë baba për herë të parë.

Reperi po bën një kohë të gjatë që është në lidhje me Loredanën, të cilët tashmë edhe janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti janë bërë prindër të një vajze, të cilën kanë vendosur ta quajnë Hana.

Lajmin për lindjen e vajzës e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një imazhi të postuar në rrjetin social, Instagram.

Bashkëngjitur ai shkruan:

Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë @loredana”