JOQ Albania
Home

Bie tavani në dushin e konviktit “Qytet Studenti”, vajza merr fraktura në kokë e shpatulla
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 18/12/2018 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jetesa në konviktet e "Qytet Studenti" nuk është e lehtë, madje është bërë e rrezikshme. Kjo për shkak të kushteve të mjerueshme ku lënë vërtet për të dëshiruar.

Një studente që jeton në një nga konviktet në "Qytet Studenti", ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania. Suvaja e njërit nga dushet është rrëzuar ndërkohë që një vajzë ka qenë duke u larë në ato momente. Vajza e cila dëshiron të mbetet anonime, ka marrë fraktura në kokë dhe në shpatulla.

Denoncimi i vajzës:

"Pershendetje JOQ. Nderkohe sot ne konviktin e vajzave ne qytet student ra nje pjese e suvase se tavanit te dusheve. Nje nder vajzat mori fraktura ne shpatull dhe ne koke. Po ju dergoj nje video . Anonim tlt".

Nga video-ja duket qartë se mungojnë edhe kushtet higjeno-sanitare. Dhoma e dushit ka një hapësirë shumë të vogël ku në të shumtën e rasteve dyert nuk mbyllen dhe kokat e dusheve janë të prishur.