JOQ Albania
Home

Kirurgët mbeten pa fjalë, tumori i paoperueshëm në trurin e 11-vjeçares zhduket vetë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/12/2018 21:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë 11-vjeçare, e cila kishte në tru një tumor të paoperueshëm, i ka lënë mjekët që po merreshin me çështjen e saj, pa fjalë.

Tumori i rrallë në trurin e vajzës thjesht u zhduk në mënyrë të mistershme dhe kirurgët nuk dinë se çfarë shpjegimi t’i japin.

Në qershor, Roxli Doss u diagnostikua me një tumor të njohur si Diffuse Intrinse Pontine Glioma (DIPG) që prek kryesisht fëmijët. Mjekët në pesë spitale të ndryshme konfirmuan diagnozën dhe u thanë prindërve se nuk kishte shërim.

Pas rrezatimit për rreth tre muaj, neurologët i bënë vajzës një rezonancë magnetike për të parë sesi po ecte rasti i saj, por mbetën pa fjalë kur nuk gjetën më asnjë shenjë nga tumori vdekjeprurës.

Tashmë, e lirë nga kanceri, Roxli i është kthyer pasionit të saj, kuajve.

Shumica e njerëzve me këtë lloj kanceri jetojnë vetëm nëntë muaj pas diagnozës primare, dhe disa madje nuk arrijnë as të bëjnë rrezatim. JOQ Albania