JOQ Albania
Home

Kishin të njëjtin tumor në fytyrë, nënë e bijë shpëtojnë pas operacionit që u ndryshoi jetën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/12/2018 23:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëna e bijë të cilat u diagnostikuan nga i njëjti tumor në fytyrë kanë tashmë një jetë tjetër pas operacionit që u ndryshoi jetën.

Operacionet, të cilët kushtonin shtrenjtë, u kryen falas nga një grup mjekësh vullnetarë.

Nëna, e njohur vetëm si Valerie, për mbi 25 vite ishte tallur për shkak të tumorit 3.6 kg që i peshonte në anën e djathtë të fytyrës. Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ajo mori goditjen e dytë kur zbuloi se vajza e saj, Edith, tani 12 vjeç, vuante nga e njëjta sëmundje.

Valerie u detyrua që ta mbante tumorin e saj prej vitesh për shkak të kushteve të këqija ekonomike, por nuk donte që e bija të vunate të njëjtin fat.

Tashmë fale spitalit, Mercy Ships, ato janë të dyja të liruara nga pesha që kishin në supe. JOQ Albania