JOQ Albania
Home

Nuk ka ngrohje në shkolla, nxënësit në Lezhë detyrohen të çojnë dru dhe tuba për sobën në klasë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 19/12/2018 10:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Universitetet janë braktisur prej 2 javësh në protestë nga studentët për uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve studimore dhe atyre të jetesës.

E nëse studentët janë ngritur, situata nuk paraqitet aspak më mirë nëpër institucionet arsimore para universitare.

Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet janë raportuar shpesh për probleme të theksuara infrastrukturore, ku mungojnë elementë bazikë si sistemi ngrohës, energjia, për të mos folur pastaj për laboratorët apo sallat e fushat për orët e fizkulturës.

Në këto ditë të ftohta dhjetori, në shkolla anembanë vendit mungon ngrohja!

Një qytetar nga Lezha, ka dërguar për JOQ Albania foto të fëmijëve nga shkolla “Marsh Gjoni”, të cilët kanë të ngarkuar në shpinën e tyre tuba dhe dru për sobë zjarri.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Kjo foto është bërë në fshatin Rril të Lezhës. Fëmijët e shkollës “Marsh Gjoni” duke dërguar tuba dhe dru në shkollë për t’u ngrohur. Desha t’i them ministres së Arsimit dhe Kryeministrit ja si është gjendja nëpër shkolla!
Dua të shtoj se këto materiale ua kërkojnë mësuesit dhe ky fëmija është jetim fatkeqësisht dhe me shumë halle në familje!
Jam prekur jashtë mase kur shikoja një fëmijë jetim duke marrë dru dhe tuba për në shkollë.”

Fotot flasin vetë, komentet u takojnë juve.