JOQ Albania
Home

Mendoni se mesazhet i shihni vetëm ju? Këto janë kompanitë me të cilat Facebook i ndan të dhënat tuaja
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/12/2018 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur doli përpara Kongresit në prill, pas një tjetër skandali në Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi: Ne nuk i shesim të dhënat e përdoruesve askujt.

Kjo teknikisht mund të jetë e vërtetë, por një investigim i ri i New York Times ka zbuluar se Facebook u ka dhënë 150 kompanive akses në qindra miliona të dhënave të përdoruesve pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

Regjistrimet e marra nga Times tregojnë se shuma e të dhënave që “Cambridge Analytica” mori nga aplikacion i Facebook-ut nuk ishin gjë fare krahasuar me aksesin që kompania u ka dhënë partnerëve më të mëdhenj të saj, përfshirë Amazon, Spotify dhe Netflix.

Facebook u ka dhënë parterëve si Netflix, Spotify dhe Banka Mbretërore e Kanadasë aftësinë për të lexuar, shkruar dhe fshirë mesazhet private të përdoruesve të Facebook.

Gjiganti i rrjeteve sociale lejoi gjithashtu motorin e kërkimit të Microsoft, i njohur si Bing, që të kishte në dispozicion emrat e të gjithë miqve të përdoruesve të Facebook, pa pëlqimin e tyre.

Amazon u lejua të merrte emrat e përdoruesve dhe informacionin e kontaktit të përdoruesve dhe të miqve të tyre në Facebook ndërsa Yahoo mund të shihte pjesë nga postimet e tyre.

Që nga viti i kaluar, Sony, Microsoft, dhe Amazon të gjithë mund të marrin adresat e email-it të përdoruesve nëpërmjet miqve të tyre.

Facebook asnjëherë nuk ka marrë pagesë monetare për këtë lloj aksesi, i cili është i lejuar edhe nëse vetë përdoruesit e kanë çaktivizuar të gjithë ndarjen e të dhënave në profilin e tyre. JOQ Albania