JOQ Albania
Home

Ky është 5-vjeçari që dhimbjen e kimioterapisë e lufton duke kërcyer si Michael Jackson
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/12/2018 12:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky djalë 5 vjeçar nuk e ka lejuar as kancerin dhe as kimioterapinë që ta ndajnë nga dashuria e tij për kërcimin.

Solomon Haufano u bë i njohur pasi nëna e tij ndau në llogarinë e saj në Twitter një video të tijën duke kërcyer një këngë të yllit të popit, Michael Jackson.

Vogëlushi ishte duke marrë trajtimin e tij të radhës në Spitalin e Fëmijëve në Seattle ndërkohë që kërcente gjithë pasion këngën “Bad” me lëvizjet legjendare të këngëtarit.

Solomoni i vogël është diagnostikuar me tumorin “desmoplastic”, një lloj kanceri i lokalizuar në abdomen. Sipas nënës së tij, ai ka rënë në dashuri me kërcimin qëkur ishte 3 vjeç, por kohët e fundit është bërë tifoz i Mbretit të Popit.

Ai kënaqet duke kërcyer këngët e tij si "Billie Jean", "Thriller" dhe "Beat It". JOQ Albania