JOQ Albania
Home

Facebook e di gjithmonë ku ndodheni edhe nëse ju nuk ia keni lejuar vendndodhjen
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/12/2018 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook e ka bërë gati të pamundur për përdoruesit që ta shmangin “përgjimin” e vendndodhjes.

Një raport i fundit ka zbuluar se edhe nëse përdoruesit nuk e kanë ndarë vendndodhjen e tyre me Facebook, kompania gjithsesi mund ta përdorë adresën e tyre IP-së, si dhe informacione të tjera si check-ine ose qytetet të listuara në profilin e tyre për të marrë vesh se ku ndodhen.

Detaji aspak i këndshëm u zbulua nga Aleksandra Korolova, një profesore në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Ajo tregon:

Kur vjen fjala te një nga llojet më të ndjeshme të të dhënave private siç është vendndodhja, Facebook përdor disa deklarata mashtruese që nuk tregojnë tërësish të vërtetën. … Të mbledhura së bashku, Facebook krijon një iluzion kontrolli më shumë sesa një pamje reale të një lokacioni."

Korolova e ka të fikur vendndodhjen në llogarinë e saj, nuk bën check in në vendet që shkon dhe nuk liston qytete në profilin e saj, por gjithsesi ajo vazhdon të shohë reklama me bazë vendndodhjen në Facebook.