JOQ Albania
Home

Televizioni francez nxjerr pa dashje Miss-et lakuriq nga dhoma e zhveshjes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/12/2018 23:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Stafi i një televizioni në Francë ka shfaqur aksidentalisht pamjet nga dhoma e zhveshjes së vajzave të Miss France. Prezantuesja, Sylvie Tellier po intervistonte disa nga vajzat e reja për kanalin TF1 kur ndodhi incidenti.

Kështu, papritmas në sfond u shfaq Miss Aquitaine, Carla Bonesso, e cila ishte tërësisht e zhveshur nga mesi e sipër, ndërsa nuk mbeti pa u ekspozuar edhe një konkurrente tjetër.

Tellier, e cila është drejtorja kombëtare e Miss France Organisation, e përshkroi incidentin si një gabim të madh.

Ndërsa vetë Carla Bonesso shtoi:

Nuk isha edhe aq e zhveshur, ishte një aksident. Por TF1 nuk i po menaxhonte mirë kamerat e tij, nuk ishte aspak profesionale".