JOQ Albania
Home

“Shihni si thyhet”, qytetari vë re detajin e çuditshëm në trupin e kryeministrit Rama
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/12/2018 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas një mungese të gjatë në seancat plenare, sot janë rikthyer në sallën e Kuvendit edhe deputetët e partive opozitare në vend.

E ashtu siç pritej nuk kaloi pa trazira, pasi deputeti demokrat, Endri Hasa, qëlloi me vezë kryeministrin Rama, teksa ky i fundit po fliste në foltore.

Por ndërkohë që në Kuvend “shpërthyen” vezë, jashtë ishin studentët që “zienin” në shesh nga protesta e cila sot ka hyrë në ditën e 16-të të saj.

Pamjet kur Rama qëllohet me vezë në formë proteste bënë xhiron e rrjetit, mirëpo një qytetar ka vënë re diçka të çuditshme në momentin kur veza thyhet në trupin e kryeministrit.

Për JOQ Albania qytetari ka shkruar:

Përshëndetje! Nuk e di, por po ta shikoni me vëmendje rastin kur Rama goditet me vezë shikoni se si thyhet veza.
Përse vallë Rama përdor anti-plumb në Parlament?!”

Video:

Komentet u takojnë juve.