JOQ Albania
Home

Lindi kur askush nuk e dinte që ishte shtatzënë, reperi shqiptar publikon foton “sekrete” të gruas
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/12/2018 15:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para dy ditësh reperi shqiptar Mozzik u bë për herë të parë baba, ndërsa prej kohësh është në marrëdhënie me Loredana Zefin.

Ashtu sikurse Mozzik, Loredana i është futur muzikës dhe ka pasur mjaft sukses me 3 këngët e para të publikuara 6 muajt e fundit.

Por, ndërkohë që ka publikuar këto këngë Loredana paska qenë shtatzënë dhe askush nuk e dinte këtë fakt, edhe pse doli si thashethem kohët e fundit por i pabesueshëm.

Tashmë Mozzik dhe Loredana janë prindër të vajzës së tyre Hana.

Por të gjithë mund të jenë kuriozë se si dukej Loredana shtatzënë, duke njohur natyrën e saj rebele.
Epo, këtë kuriozitet e ka shuar reperi me një foto që ka publikuar në Instagram dhe Loradana shihet me barkun e rrumbullakosur që me shumë mundësi ka qenë në muajt e fundit të pritjes.