JOQ Albania
Home

Ja çfarë janë nishanet me ngjyrë të kuqe që ju dalin në lëkurë dhe si t’i trajtoni
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/12/2018 23:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët dermatologë kanë paralajmëruar gjithmonë për rëndësinë që duhet t’u kushtojmë nishaneve që kemi në lëkurë.

Por, veç atyre që konsiderohen si normalë, shpesh në trup mund të shfaqen edhe nishane me ngjyrë të kuqe, të cilët shpesh mendohet se janë kancerogjene.

Por, sipas ekspertëve, në këtë rast nuk ka vend për shqetësim. Kjo pasi nishanet me ngjyrë të kuqe apo të kuqërremtë shkaktohen si pasojë e moshës dhe e jetesës së pashëndetshme.

Tek femrat, këto nishane fillojnë të shfaqen zakonisht pak kohë para hyrjes në menopauzë, dhe shkaktohen nga problemet e ndryshme kardiovaskulare.

Ndërsa tek meshkujt nishanet me ngjyrë të kuqe shfaqen si pasojë e abuzimit me alkoolin dhe problemeve që shkaktohen nga funksionimi i mëlçisë.

Të dëmshme apo jo, e mira është që të mos i ngacmoni nishanet e ndryshme që mund të keni në trup.