JOQ Albania
Home

Panik në Durrës/ Kërcënonte me thikë në dorë kalimtarët, agresori rezistencë edhe ndaj policisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/12/2018 9:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person ka terrorizuar kalimtarët në zonën e plazhit në Durrës, mbrëmjen e djeshme.

Ai ishte i pajisur me maskë ndërsa në dorë mbante një thikë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie, pasi është lajmëruar nga banorët.

Kjo e fundit ka hasur në rezistencën e agresorit, në momentin që po përpiqeshin ta fusnin në makinë.

Pamjet e rezistencës së këtij personi ndaj forcave të policisë, janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania.