JOQ Albania
Home

Bulqizë/ I riu ‘sfidon’ ariun, por janë edhe “miq për kokë”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21/12/2018 12:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dashuria e njeriut për kafshën dhe anasjelltas është një marrëdhënie deri diku e pashpjegueshme.

Kafsha ka instinkte të pabesueshme për të dalluar një dashuri të sinqertë të njeriut dhe ia kthen ashtu siç një kafshë di.

Megjithatë, një video e dërguar për JOQ Albania nga Bulqiza është jo fort e zakontë.

Një ari, i vogël në moshë, ka për shok të ngushtë një djalosh. Kur djali hyn në kafazin ariut, gëzimi i këtij të fundit është i papërmbajtshëm.

Qytetari shprehet:

Përshëndetje JOQ! Kjo është thjesht e mahnitshme!
Kjo video nuk është bërë në një kopsht zoologjik, por në një ambient tjetër, ku djaloshi “sfidon ariun”.
Ariu ndodhet në një lokal, ku pronari e mban që klientët të bëjnë foto me të.
Ndërsa djali që po shihni është dashuruar me këtë kafshë dhe e trajton shumë mirë.”

Videoja mund të na ngazëllejë, sepse shfaq dashuri, por nuk e di nëse mund të themi të njëjtën gjë për kushtet ku mabet ariu.