JOQ Albania
Home

U godit nga makina, Fatjoni bën apelin dëshpërues për të atin: Na ndihmoni t’i shpëtojmë jetën
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 21/12/2018 13:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet e shqiptarëve që kërkojnë apel për ndihmë nëpërmjet mediave online dhe atyre vizive jane të shumta. E megjithatë, thujse nmë çdo rast shqiptarët kanë treguar solidaritet të pashoq duke kountribuar për jetën dhe shëndetin e bahskëatdhetarëve të tyre.

Në redaksinë JOQ Albania ka mbërritur një rast tepër i rëndë dhe që i riu nga Kuçova me dorë në zemër kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar të atin e tij.

Ai quhet Fatjon Sallo dhe babai i tij ka pësuar një aksident të rëndë, i cili mund t’i kushtojë edhe jetën nëse nuk kontribuojmë të gjithë nga pak për të realizuar një operacion jashtë Shqipërisë.

Mjekët shqiptarë i kanë sugjeruar që ndërhyrja për të shpëtuar të atin të kryhet në shtetin grek ose në atë italian. Dëshira e familjarëve për të shëruar pjestarin e tyre është e madhe, por mundësitë e tyre ekonomike e bëjnë të pamundur këtë gjë.

Fatjon Sallo ka shkruar për JOQ Albania pasi babai i tij ka humbur këmbën e majtë në një aksident ku nuk ka qenë fajtor ai. Edhe pse fajtorët që shkaktuan aksidentin ndodhen në burg, gjendja e babait të Fatjonit nuk pret shumë gjatë pasi këmba e djathtë ka nisur të marrë infeksion.

Përveçse rrezikon të humbasë edhe këtë këmbë, i lënduari ka edhe fraktura të shumta në kokë, pasi goditja ka qenë e fortë.
Fatjon Sallo nuk dëshiron të mbetet anonim për publikun, pasi bëhet fjalë për jetë a vdekje. Doktorët u kanë thënë se u nevojiten minimumi 20 mijë euro për të kryer operacionin në Greqi ose në Itali e ndërsa koha nuk premton aspak pasi babai i tij ka dy javë i shtruar në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Fatjon Sallo nga qyteti i Kuçovës ka lënë edhe numrin e tij të celularit për këdo që mund të dyshojë për rastin e babait të tij. Ai ka lënë gjithashtu edhe ibanin e bankës për këdo që ka mundësi të kontribuojë për shërimin e babait të tij.

APELI PËR NDIHMË:

Përshëndetje JOQ Albania, po ju shkruaj ngaqë kam parë se nëpërmjet jush shumë shqiptarë kanë kontribuar për të shpëtuar jetën e dikujt.
Për fat të keq edhe un po ju shkruaj sepse jeta e babait tim ndodhet në rrezik. Para dy javesh pësoi një aksident ku humbi këmbën e majtë dhe ka thyer shumë keq këmbën e djathtë. Ai ka dhe krisje të kafkës. Ndodhet i shtruar në "Spitalin Ushtarak".
Doktorët që e morën përsipër sot na thanë që për t’i shpëtuar jetën dhe këmbën e djathtë mjekësia shqiptare nuk mund të bëjë më shumë na sugjeruan që ta nxjerrim për mjekim jashtë vendit. Pala dëmtuese nuk merr përsipër shpenzimet edhe pse ai tipi që drejtonte furgonin doli fajtor dhe ndodhet në burg.
Mundësitë tona ekonomike janë të pakta ndaj kërkoj nëpërmjet jush ndihmën e të gjithëve me sa mundësi të kenë. Po ju shkruaj nga halli dhe nuk dua të ngelem as anonim, sepse këtë po e bëj për t’i shpëtuar jetën babait tim.
Nëse ka një mundësi ju lutem të më ndihmoni se dhe shumë kohë nuk kam. Quhem Fatjon Sallo. Jam nga qyteti Kuçovës. Për këdo që ka dyshime po ju lë dhe numrin e celularit, për më shumë detaje edhe foto të babait tim për kedo që nuk beson. Me shpresën se do më ndihmoni po lë dhe ibanin e bankës Intesa Sanpaolo AL38208110080000090898937101
Numri celularit 0673832663"

Mos ngurroni ta shpërndani rastin, sepse dhurimi nuk të varfëron, e në rastin më të mirë mund të shpëtojë një jetë.