JOQ Albania
Home

“U plake pa të dashur”, Greta Koçi lë fansin me gisht në gojë me përgjigjen
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 21/12/2018 14:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Greta Koçi është një nga personazhet më të komentuara në showbizin shqiptar.

Shpesh herë ajo është aktive dhe në rrjetet sociale, nga ku komenton dhe replikon me ndjekësit.

Ditën e sotme një ndjekës i ka vënë në dukje faktin se ajo "po plaket pa të dashur", ndërsa Greta duket se ka patur përgjigjen e duhur për të.

Këngëtarja replikon:

Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet"