JOQ Albania
Home

Shtëpinë do ia shembin, qytetarit nga Tirana i vënë edhe gjobë 50 milionë lekë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21/12/2018 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Projektet e reja që kanë nisur zbatimin në Tiranë, nuk ishin pa pasoja për qytetarët, shtëpitë e të cilëve kanë rënë në pjesën ku projektet bien.

Rasti më i freskët është ai i Unazës së Madhe, një projekt që ka ngritur në protestë qindra familje të kryeqytetit në mbrojtje të pronave të tyre.

Mirëpo, një qytetar është përballur me një situatë të padëgjuar ndoshta deri më sot dh paradoksale po ashtu.

Qytetari, shprehet për JOQ Albania se i ka shkuar vendim për shembjen e banesës së tij dhe se një gjë të tillë nuk e ka lejuar. Por, për këtë është përballur me një gjobë 5 milionë lekë, e mbi të gjitha shtëpia do t’i shembet me datë 24 të këtij muaji.

Qytetari shpjegon:

Përshëndetje JOQ! Desha të denoncoj një rast, ku më kanë vendosur 5 milionë lekë gjobë sepse s’i kam lejuar të më shembin shtëpinë tek Bulevardi i Ri.
Mirë që lek nuk po marrim, por më kanë vendosur edhe gjobë, dhe me datë 24 do ma shembin shtëpinë.
kemi 12 ditë që dalim në protestë, 40 shtëpi tek rruga “Siri Kodra”, por nuk na merr kush parasysh.”