JOQ Albania
Home

Producenti amerikan rrëfen të pabesueshmen mbi vdekjen e Tupac
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/12/2018 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marion H. Knight Jr  i njohur ndryshe si Suge Knight, producenti amerikan i reperit 2Pac, ka bërë një deklaratë të papritur.

Themeluesi i “Death Row Records” ka thënë se 2Pac kishte planifikuar se do të shtirej sikur vdiste dhe më pas erdhi lajmi për vdekjen e tij.

Ai ka shtuar se legjenda e rrymës rap, e bëri këtë deklaratë pas një udhëtimi në Maui, ku edhe nënshkroi marrëveshjen me Death Row.

Marion tha:

Ne ishim në Maui dhe Pac nuk kishte qenë ndonjëherë atje dhe filloi të fliste për shtirjen e vdekjes së tij.”

53-vjeçari Knight ndodhet në burg pasi nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajit për vrasjen pa paramendim të Terry Carter, gjatë një incidenti në skenat e xhirimit të filmit “Straight Outta Compton”.