JOQ Albania
Home

35-vjeçari merr me pushime ish-gruan dhe të dashurën, befasues reagimi i tyre
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/12/2018 18:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë dhurojnë me shumë dashuri në prag festash.

Familja Kardashian gjithmonë bie në sy për gjëra të pazakonta, sidomos kur përflitet për marrëdhëniet familjare.

Kështu ka bërë edhe Scott Disick, i cili ka bashkuar familjen e tij.

Këtë fundjavë, 35-vjeçari ka kaluar pushimet me tre fëmijët e tij, ish-bashkëshorten Kourtney Kardashian edhe të dashurën e re Sofia Ricchie.

Kourtney dhe modelja 20-vjeçare janë fotografuar së bashku nën shoqërinë e Disick. Nga fotografitë e publikuara në mediat e huaja, të dyja shfaqen teksa buzëqeshin dhe komunikojnë me njëra-tjetrën.

Mesa duket Disick ka vendosur që ish-bashkëshorten dhe të dashurën t’i bëjë mike.