JOQ Albania
Home

“Ma morën mamin para syve”, Joni Peçi rrëfen i përlotur fëmijërinë e tij
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/12/2018 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si rrallëherë stilisti i njohur Joni Peçi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private, përpos asaj profesionale ku ku foli jo vetëm për modën dhe koleksionin e ri.

Ai rrëfeu në emisionin “E Diela Shqiptare” si policët i morën mamanë para syve të tij, pasi familja e tij ishte e internuar.

Mes lotësh stilisti ka rrëfyer një pjesë nga fëmijëria e tij që i ka mbetur gjatë në kujtesë.

Peçi tha i përlotur:

Familja ime ka qenë kundër sistemit. Ne na internuan. Është një moment shumë i vështirë… Atë ditë gjyshi ishte larguar për të na blerë simite dhe mami më nxori prej dore deri tek rrugica që më pas të takoja gjyshin për të shkuar në kopësht. Në një moment shikoj një makinë dhe dy policë që vijnë e marrin mamin, por unë nuk e kuptova. Erdhi gjyshi dhe e kuptoi situatën. Ai më çoi në kopsht. Prisja në dritare tek kopshti të vinte të më merrte mami”.