JOQ Albania
Home

“Familja më ka kërcënuar se do më çojë në Angli”, e reja nga Elbasani rrëfen historinë me djalin nga Tirana
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25/12/2018 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dashuria është ndjenja për të cilën është folur, flitet dhe do të flitet për të pafund.

Kështu, një vajzë nga Elbasani ka shkruar për JOQ Albania dhe ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë dhe kufizimin nga familja.

E reja kërkon mendim nga ju, pasi të lexoni historinë e saj dhe arsyet se pse familja nuk e lë të vazhdojë me djalin nga Tirana.

Vajza shkruan:

Përshëndetje JOQ! Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 19-vjeçe nga Elbasani. Vazhdoj studimet e larta në Tiranë ku edhe jam njohur me një djalë shumë të mirë. Ai është i edukuar, i thjeshtë dhe vazhdon studimet për Inxhinieri Ndërtimi.
Lidhja jonë ka qenë shumë serioze që në momentet e para kur kemi filluar të shoqërohemi.
Unë vij nga një familje me gjendje ekonomike mjaft të mirë (babin e kam biznesmen, mamin drejtoreshë gjimnazi), ndërsa ai vjen nga një familje e thjeshtë.
Për këtë arsye prindërit më kanë ndaluar ta takoj dhe nuk e miratojnë lidhjen time me të vetëm se ai nuk është aq i pasur sa ne.
Por ne duhemi vërtet shumë, mua nuk më intereson fare që ai nuk është i pasur, e dua ashtu siç është. Pastaj edhe ai më do për atë që jam dhe jo për paratë e prindërve të mi.
Por mami dhe babi nuk e pranojnë këtë djalë dhe ma kanë ndaluar të kem një lidhje me të.
Madje më kanë kërcënuar se do të më çojnë me studime në Angli vetëm që të më largojnë nga ai.
Ju lutem, jam e dëshpëruar, më jepni ndonjë mendim se çfarë duhet të bëj, faleminderit!:

Komentet u takojnë juve…