JOQ Albania
Home

Ky është mekaniku që e mbyti pema në Prishtinë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 25/12/2018 14:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shkak të erërave të forta mbrëmë, një person ka ndërruar jetë pas rrëzimit të një peme.

Sipas policisë, një pemë-lis e cila është rrëzuar nga erërat e fort ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi.

Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Siç mëson mediumi lokal Llapi.info, tashmë i ndjeri është Sami Mehmeti, 45-vjeçar, nga fshati Halabak i Podujevës.

Sipas një njoftimi, varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Halabak nga ora 15:30.