JOQ Albania
Home

Kjo është mënyra me e mirë dhe më e lirë për të trajtuar djegiet në lëkurë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/12/2018 16:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lëkura e peshkut mund të jetë një zgjidhje e mirë dhe e lirë për të trajtuar djegiet në lëkurë. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një neurolog në Universitetin Federal të Ceará-s në Brazil.

Sipas, Felipe Rocha-s, lëkura e peshkut është shumë efektive për të shëruar plagët e djegieve dhe është gjithashtu më pak e dhimbshme sesa fashat që përdoren rregullisht.

Lëkura e peshkut Tilapia po përdoret gjithnjë e më shumë për rastet e djegieve pasi thuhet se është e pasur me lagështi dhe një lloj kolagjeni i të ngjashëm me proteinën e gjetur në lëkurën e njeriut.

Këto elementë mendohet se ndërveprojnë me sistemin imunitar të pacientit duke e përshpejtësuar kështu shërimin e tij.

Më shumë se 300 pacientë në mbarë botën i janë nënshtruar terapisë të pazakontë dhe rezultatet deri më tani kanë qenë pozitive.

Pasi sterilizohet, lëkura e peshkut Tilapia i nënshtrohet një terapie rrezatuese për të vrarë çdo virus të mundshëm.

Ajo pastaj mund të ruhet deri në dy vjet nëse ndodhet në kushte frigoriferike. Më pas thjesht vendoset në pjesët e djegura të një pacienti në vend të një fashe të zakonshme. JOQ Albania