JOQ Albania
Home

 “Cubi” i policisë bashkiake bën të fortin me familjarët në mes të Tiranës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25/12/2018 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që prej kohësh abuzohet me forcën e ligjit, kjo tashmë dihet. Dhe natyrisht në Shqipëri kjo ndihet akoma më tepër.

Një rast mjaft flagrant është filmuar ditën e premte të javës që lamë pas nga një qytetar. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes pranë maternitetit të ri në Tiranë.

Qytetari ishte duke drejtuar makinën në trafik, kur befas përballet me një skenë të pazakontë. Makina përpara ndalon dhe prej saj del një polic i bashkisë Tiranë i cili i bën presion qytetarit përpara gruas dhe fëmijës se përse po i binte borisë.

Denoncimi i qytetarit:

“JOQ do desha te dergoj nje video qe e bera te premten tek dergoja femijet ne shkolle ku ne stresin e trafikut kur ti nxiton për te kapur orarin e shkolles dhe te punes te dalin Cuba me kapele qe te bejne si te forte ne rrugen bosh te bejne frena stop. Te bllokojne dhe rrugen fare dhe me harbuteri te tregojne dhe forcen dhe pse ti je i shoqeruar me femije. Por sa vene re qe po filmohen te fortet behen langaraq. Nese eprori i tij nuk eshte cub me kapele si ky le tja tregoje vendin ketij horri. Ju faleminderit!