JOQ Albania
Home

“Paç fat! Me 1 burrë të mirë ishalla!”, 29-vjeçarja rrëfen si ia kanë bërë jetën “ferr”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/12/2018 7:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Madje edhe në ditët e sotme, jo shumë ndryshe nga disa kohë më parë, në shoqëri apo familje, prioritet për vajzat që në moshë të hershme është të qenurit me dikë.

Familja është elementi kyç që shtyn një vajzë apo djalë të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetë siç është lidhja me dikë.

Disa e mendojnë këtë si synim kryesor, e disa të tjerë kanë prioritete të tjera derisa të arrijnë në një moshë të caktuar ku të jenë të kompletuar nga të gjitha anët.

Foto ilustruese

Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një shkrim i një vajze e cila e ka hasur këtë dilemë dhe ka dashur të ndajë mendimin e saj me fansat e faqes.

Komentet ju takojnë juve dhe jeni të mirëpritur të ndani me ne histori nga jeta juaj.

Vajza ka rrëfyer për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ! Se pari do ju uroja festa te gezuara te gjitheve!
Une fal zotit nuk kam problem por dileme ☹.Jam 29 vjece dhe jetoj jasht shqiperise.Kam shume pak vite ketej dhe sigurisht ambjentimi nga nje vend I vogel si Shqiperia ne nje kontinent tj ishte nje ndryshim I madh.Sapo erdha keteja,ju futa punes.Tani edhe punoj edhe po bej shkollen.Problemi eshte se ne kete fundvit nuk kisha asnje urim tjeter pervec se "Pac fat me 1 burre te mir ishalla"Kam qe 23 vjec qe e degjoj ime me qe sa her me binte tel thoshte hee tkeqen mamaja do me gezosh me ndonje lajm te mire?!Tashme ketu fokusi im eshte shkolla dhe nrm puna sepse duhet te  paguaj shpenzimet e jetese.Nuk kam kohe per njohje plus qe sa me shume ikan vitet aq me shume aspekte shikonke te dikush qe pretendon te behet partneri yt I ardhshem.Edhe kur rastesis ndonje ne rrjetet sociale,sapo I them qe jam ketej interesi I tij nga une, kalon te "letrat"dhe kjo verehet dukshem.Nga shqiperia nuk dua sepse e mendojne jeten ktej si neper filma.Nuk jam ndonje yll i rene nga qielli por as e shemtuar absolutisht jo!Nuk e di pse I gjith ky stres per te gjetur "burre"me duket sikur po me mbyt.Nuk kam as nerva te merrem me me familjen/shoqerine per te njejten arsye.Madje kete muaj do jem ne shqiperi por se di nese do kaloj pushime apo te njejtin refren:"He ke gjet naj nje andej?He moj cupe boll bere shkolla se shoqeve tuaja ju vajti femija ne shkolle…
Ps:E di qe shumica do thone ohuu o goce njerezit skan buke te hajne ti donke burre.Jo mo njerez jo por per ate zot ju lutem mos ju ushtroni presion psikologjik.Kjo leter eshte nje menyre komunikimi gjithashtu per familjaret e mi dhe miqt.Mos me shikoni me misherim.Mos me thoni me sepse po ma beni jeten mos me mshku ma mendja per me kriju familje jo e jo por te zhdukem ne  Alaska.😅 Happy holidays!”