JOQ Albania
Home

Mjekët në grevë, trajtojnë vetëm rastet emergjente
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 26/12/2018 9:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

As mjekët kosovarë nuk janë të kënaqur me kushtet e punës, e sidomos për pagat. Ata kanë një kërkesë, të cilën po mundohen ta shtyjnë përpara me grevë.

E sot, një grevë 24 orëshe është lajmëruar të mbahet që nga ora 07:00 e mëngjesit të ditës së sotme nga të gjitha institucionet shëndetësore të vendit, raporton JOQ Kosova.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK)ka njoftuar se nga ora 07:00 të gjithë mjekët janë futur në grevë, gjatë ditës vetëm rastet me emergjente do të trajtohen nga mjekët nëpër spitale.

Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.

Ndërkaq, Sindikata e Shëndetësisë ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për rastet jo-emergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private./JOQ Kosova