JOQ Albania
Home

Çmimi i lartë i naftës bëhet problem në Kosovë, reagon kryeministri
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 26/12/2018 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kompanitë ta ulin çmimin e naftës dhe të ndalin këtë praktikë që dëmton qytetarët.

Sipas tij, kompanitë kosovare të naftës nuk po i përshtaten ndryshimeve në tregun rajonal dhe botëror, por po mbajnë çmimet e larta, raporton JOQ Kosova.

“Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë. Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar”, ka thënë Haradinajt.

Ndërkaq, ai ka ftuar organet të merren me këto kompani dhe të marrin hapat e nevojshëm për ndërprerjen e kësaj praktike.

“U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ndonëse çmimet në botë por edhe ballkan kanë shënuar ulje, në Kosovë kanë vazhduar të qëndrojnë njëlloj. Madje, vetëm Shqipëria ka çmim më të lartë të naftës sesa Kosova./JOQ Kosova.