JOQ Albania
Home

Blen miell, supermarketi ‘i dhuron’ lezhjanit edhe insekte “në ofertë”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26/12/2018 10:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që nuk e dimë çfarë hamë kjo është njëra anë e medaljes së konsumit, ndërsa ana tjerr është se nuk e dimë as çfarë blejmë.

Shpeshherë rastis që të blejmë produkte të cilat në dukje janë të rregullta, madje edhe datën e skandecës e kanë brenda afatit, por që në brendësi vetë produkti është për faqe të zezë!

Kjo vjen për një arsye të vetme, moskontrolli nga AKU i kushteve ku mbahen produktet e konsumit, çka sjell edhe prishjen e tyre para datës së skadencës.

Thuajse i ngjashëm me situatën e mësipërme është edhe denoncimi i një qytetari nga Lezha për një pako miell të blerë në një prej supermarketeve të qytetit.

Mielli është plot insekte brenda, për të cilat qytetari shprehet me ironi se ja kanë dhënë “në ofertë”.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Miell i blerë në Big Market, Lezhë, plot insekte në ofertë. Kam edhe kuponin kur e kam blerë që ta vërtetojmë se këta tallen me njerëzit si të duan.”

Komentet u takojnë juve dhe nëse keni një denoncim apo histori të ngjashme për ta shpërndarë me të tjerët mos ngurroni, JOQ Albania është e juaja dhe në shërbimin tuaj!