JOQ Albania
Home

“Ku i dihet ndoshta me shkon mbarë…” kërkon të shkojë azilant, rrëqethëse kërkesa e 15-vjeçarit shqiptar
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/12/2018 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas statistikave, numri i aplikantëve për azil nga Shqipëria drejt vendeve europiane rritet dita-ditës.

Një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që po largohet, e zë mosha e re.

Të rinjtë të cilët largohen nga vendi i tyre për një jetesë më të mirë, për kushte ekonomike më të larta e shohin të ardhmen e tyre larg Shqipërisë.

Por nëse rinia cilësohet si e ardhmja e një vendi, çfarë do të quhet kur në këtë vend të mbizotërojë mosha e tretë?

Një kërkesë e trishtueshme për realitetin ka mbërritur në redaksinë e JOQ.

Një 15-vjeçar kërkon të dijë më shumë për azilet dhe se si mund të emigrojë, duke qenë i ndërgjegjshëm se prindërit e tij nuk mund ta ndihmojnë. Ai dëshiron të bëhet i zoti i vetes duke shpresuar se do i shkojë mbarë.

Djaloshi shkruan për JOQ Albania:

Atehere joq pershendetje. Jam nje 15 vjecar dhe kam deshir te mesoj me shume rreth azileve. Kam kerkuar jashte mase ne internet por nuk del asnje lloj informacioni. Prandaj po ju drejtohem ju qe te shperndani kete dhe te shoh komentet e njerezve qe ju ndjekin. Ateher jam i vogel e di dhe do thoni Ku drreqin i ka prinderit ky femij. Por dhe prinderit e mi Jane dakort, ju lutem mos shani  te thoni cfare lloje prinderish Jane keta. Ata thjesht nuk bejne dot shume per mua ndaj pse  mos te behem vet. I zoti I vetes dhe Ku I dihet ndoshta me shkon mbar.Faleminderit.”