JOQ Albania
Home

Erdhi në jetë pesëmuajshe me zero shanse mbijetese, fëmija “mrekulli” është sot 4-vjeçe
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/12/2018 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lyla Stensrud lindi në korrik të vitit 2014, kur ishte vetëm 21-javëshe, peshonte vetëm 408 gram dhe ishte e gjatë vetëm 25cm.

Lyla besohet të jetë fëmija i vetëm që ka lindur kaq shumë e parakohshme dhe ka mbijetuar. Shumë spitale nuk e rekomandojnë shpëtimin e fëmijëve që lindin përpara 22 javëve pasi ata kanë kryesisht shanse pothuajse zero të mbijetesës.

Por, nëna e vajzës luftoi deri në fund që mjekët ta ringjallnin vajzën e saj të vogël dhe sot ajo është 4-vjeçe.

Courtney iu përgjërua mjekëve ta shpëtonin fëmijën e saj pasi, siç thotë ajo, e dinte brenda vetes se e vogla ishte një luftëtare e vërtetë.

Lyla u mbajt në reanimacion për 126 ditë parapara se prindërit e saj, Courtney dhe Paul, të mund ta merrnin në shtëpi.

Nëna e vajzës e kishte mbajtur identitetin e tyre privat pavarësisht nga interesi i mjekëve mbi ecurinë shëndetësore dhe zhvillimin e Lyla-s.

Vetëm së fundmi ajo ka treguar vajzën e saj, tashmë katërvjeçare, e cila është e shëndetshme dhe e lumtur. I vetmi problem që hasën nga lindja e parakohshme, ishte e folura.

Sipas Courtney-t, vajza nisi të flasë më vonë se moshatarët e saj, por çdo gjë tjetër ka shkuar mirë dhe Lyla mund të quhet pa frikë një fëmijë mrekulli. JOQ Albania