JOQ Albania
Home

Ky është aktori i famshëm që do ta dhurojë pasurinë prej 630 milion eurosh për bamirësi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/12/2018 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktori nga Hong Kongu, i njohur për modestinë që e karakterizon, Chow Yun-fat ka deklaruar që do ta dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi pasi të ndahet nga jeta.

Chow Yun-fat, një multimilioner që u bë i njohur në saje të filmave aksion si “Crouching Tiger, Hidden Dragon”, ka premtuar se do ta dhurojë pasurinë për bamirësi.

Aktori 63-vjeçar, edhe pse i “krimbur” në para, lëviz me transport publik dhe shpesh pret në radhë të gjata për të blerë një biletë kinemaje për film, në të cilën është protagonist kryesor.

Multimilioneri, Chip iu bashkua me listës së aktorëve më të paguar në botë në Forbes për herë të parë në 2015, duke ndarë vendin e 24 me Russell Crowe. Aktori vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 630 milionë eurosh.

Ai ka deklaruar:

Këto para nuk janë diçka që mund t’i zotërosh përgjithmonë. Kur të shkosh një ditë, duhet t’ua japësh të tjerëve për ta përdorur. Nuk mund ta marrësh llogarinë bankare me vete në varr pasi të vdesësh.”

JOQ Albania