JOQ Albania
Home

Krerët kosovarë më 8 janar në Bruksel, i pritet “kërthiza” marrëveshjes finale me Serbinë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 26/12/2018 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Politikanët e përfshirë në procesin e dialogut, do të nisin punën herët në janar, pasi i presin takime të rëndësishme.

Një takim i tillë do të mbahët më 8 janar në Bruksel, ku do të udhëtojnë delegacioni shtetëror i Kosovës si dhe krerë institucionalë, raporton JOQ Kosova.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryenegociatori Shpend Ahmeti, duke deklaruar se atje do të jenë të gjithë bashkë.

“Më 8 janar është ftuar në Bruksel për të njoftuar se kur do të përgatitet platforma dhe si do të rrjedhë ecuria e diskutimeve intensive në tre-katër muajt e ardhshëm për arritjen e njohjeve reciproke me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

Këto u thanë pas takimit të sotëm të krerëve shtetëror me delegacionin e shtetit, ku u fol rreth krijimit të unitetit në procesin e dialogut me Serbinë, që është në fazën finale./JOQ Kosova