JOQ Albania
Home

Vdes një person në mes të rrugës
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 26/12/2018 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje rreth orës 15:00 një person është gjetur i vdekur në një rrugë në Shtime.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë urgjente, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës, raporton JOQ Kosova.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndonëse akoma nuk janë publikuar detaje të rastit, ajo po hetohet si vdekje e dyshimtë./JOQ Kosova