JOQ Albania
Home

Ekspertët: Ja pse nuk duhet t’i mbështillni ushqimet e mbetura me fletë alumini
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/12/2018 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me rastet e festave, siç mund të jenë Krishtlindjeve, pothuajse gjithmonë gatuhet aq shumë saqë gjithmonë ka pjata që mbeten pa konsumuar.

Një ndër mënyrat e ruajtjes së ushqimit është fleta e aluminit, por shkencëtarët kanë paralajmëruar se kjo nuk është një mënyrë aq e mirë për ruajtje.

Sipas tyre, ka mënyrë të tjera shumë herë më të shëndetshme dhe efektive.

Nëse e mbuloni ushqimin tuaj në fletë metalike, nuk jeni duke e mbuluar plotësisht. Kjo do të thotë se brenda ushqimit që ju keni si synim ta ruani do të futet ajër. Dhe, ajri u hap derën baktereve në rritje.

Kështu, Lindsay Malone, dietologe, shpjegon se mënyra më e mirë për të ruajtur ushqimin janë kontenierët e cekët. Ata nuk lejojnë futjen e ajrit si dhe e ndihmojnë ushqimin të ftohet para se ta fusni në frigorifer. JOQ Albania