JOQ Albania
Home

Pas 10 vitesh ndarjesh dhe pajtimesh, këngëtarja bën dasmën sekrete
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/12/2018 23:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë tashmë burrë e grua pasi vendosën t’i jepnin fund beqarisë në një ceremoni modeste të mbajtur në Tennessee, të dielën.

Vetëm ditën e sotme, këngëtarja ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale disa nga momentet e ëmbla të ditës së saj të madhe.

Në fotografitë e publikuara shihet biondja 26-vjeçare duke u përqafuar dhe puthur me aktorin australian me të cilin ajo u njoh gjatë xhirimit të filmit, The Last Song.

Cyrus mbante veshur një fustan të gjatë ngjyrë kremi ndërsa Liam ishte në një kostum të zi, kollare dhe një këmishë të bardhë.

Ish aktorja nuk ka lënë ndonjë koment mbi imazhet e saj në Instagram, por kishte shkruar vetëm kaq: 10 vjet më vonë .

Ndjekësit e saj nuk ngurruan të komentonin ku shumica e reagimeve ishin pozitive. JOQ Albania