JOQ Albania
Home

Edhe një i vdekur në Kosovë, goditet nga vetura
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 27/12/2018 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në fshatin Dragobil të Komunës së Malishevës ka përfunduar me fatalitet.

Në këtë aksident, për pasojë ka humbur jetën këmbësori, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të rënda, raporton JOQ Kosova.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet pėr obduksion nė IML. Rasti është proceduar dhe po hetohet nga Policia.

Ndërkohë, në Kosovë vetëm javën e fundit kanë humbur jetën katër persona, tre prej tyre duke vozitur dhe një këmbësor.

Ndryshe, ky vit ka shënuar rekord të zi për Kosovën, pasi është viti me më së shumti vikima nëpër rrugët e Kosovës./JOQ Kosova.