JOQ Albania
Home

Ambasadorët e shteteve të mëdha mbledhin krerët e shtetit, temë edhe dialogu
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 27/12/2018 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ftuar sot në takim ekipin e dialogut, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ambasadorët e shteteve të QUINTIT.

Është raportuar se taksa ndaj Serbisë dhe dialogu janë temat që do të diskutohen në takimin e sotëm.

Shtetet e Quintit i kanë bërë presion Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës, duke i dhënë afat deri më 8 janar.

Ndërkohë, i gjithë spektri politik i angazhuar në dialogun me Serbinë do të shkojë më 8 janar në Bruksel, për të raportuar në BE.

Këtë gjë e kanë konfirmuar dje bashkëkryenegociatori Shpend Ahmeti në konferencën pas takimit në zyrën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

“Më 8 janar është ftuar në Bruksel për të njoftuar se kur do të përgatitet platforma dhe si do të rrjedhë ecuria e diskutimeve intensive në tre-katër muajt e ardhshëm për arritjen e njohjeve reciproke me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

Sidoqoftë, në këto momente në ambientet e Kuvendit të Kosovës po vazhdon takimi i krerëve institucionalë me ambasadorët të shteteve të fuqishme.

Ndryshe, në Kosovë janë intensifikuar takimet që lidhen me dialogun me Serbinë. Mirëpo, ato po i bojkoton vetëm LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje./JOQ Kosova