JOQ Albania
Home

Kjo është sëmundja nga e cila rrezikoheni nëse nuk hani mëngjes rregullisht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/12/2018 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesi është përshkruar si vakti më i rëndësishëm i ditës dhe, sipas ekspertëve, nëse e shmangni mund të rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, personat që, për arsye të ndryshme, nuk e konsumojnë rregullisht mëngjesin janë 33 për qind më të rrezikuar që të kenë diabet të tipit 2. Ky përfundim ka ardhur nga studimi i të dhënave nga gati 100,000 njerëz.

Kështu, për dikë që shmang mëngjesin të paktën katër herë në javë, rreziku është 55 për qind më i madh se sa për ata që e konsumojnë çdo ditë mëngjesin.

Ekspertët besojnë se kjo vjen për shkak se njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë më shumë gjasa të konsumojnë produkte të shpejta më vonë gjatë ditës.

Udhëheqësja ë studimit, Dr. Sabrina Schlesinger, nga Qendra Gjermane e Diabetit në Düsseldorf, tha se 30 për qind e njerëzve në mbarë botën mendohen se, për arsye të ndryshme, e humbasin mëngjesin.

Sipas Dr. Schlesinger, një mëngjes që përfshin praninë drithërave dhe fibrave si dhe mungesën e mishit të kuq e sheqerit do ju ndihmojnë që ta shmangni diabetin. JOQ Albania