Jeta Osh Qef
Home

Mbyllet ura më e lartë prej xhami
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Sat Sep 3

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm 13 ditë pas inaugurimit është mbyllur ura më e gjatë në botë prej xhami e cila kap një vlerë prej 60 milionë dollarë. Ura e cila ndodhet në Kinën jugore ka një lartësi prej 300 metra dhe është e gjatë 430 metra.

Por mos mendoni se arsyeja e mbylljes ka të bëjë me sigurinë e saj. Ajo ka kaluar disa prova dhe është shumë e sigurt. Autoritetet vendore kanë shpjeguar arsyen e vërtetë se pse kjo urë është mbyllur për turistët.

Ata kanë thënë se ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm dhe askush më parë nuk e kishte menduar këtë fluks, prandaj është mbyllur për pak ditë që të ketë kohë për një riorganizim të mundshëm.