JOQ Albania
Home

Zbulim historik, krijohet trajtimi që pritet të shpëtojë miliona jetë nga kanceri
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/12/2018 14:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një trajtim novator për kancerin, që përdor qelizat imune nga persona të huaj, mund të shpëtojë miliona jetë nga kanceri në të ardhmen.

Trajtimi i ri, ende në ditët e tij të hershme, sipas shkencëtarëve do të forcojë sistemet imunitare të pacientëve duke shmangur efektet anësore toksike si ato të shkaktuara nga kimioterapia.

Ekipi i Institutit Francis Crick në Londër tani synon të krijojë bankat e para imune të cilat do të depozitojnë qelizat e quajtura si “Vrasëset natyrale”.

Kjo do të lejonte onkologët të porositnin një grumbull qelizash imune që do të dërgoheshin në klinika për një kohë të caktuar dhe pastaj do të futeshin në trupin e pacientëve.

Pasi hynë në trupin e të sëmurit, qelizat bashkojnë forcat me sistemin imunitar të pacientit për të luftuar tumoret duke përdorur një qasje natyrale pa efekte anësore.

Ditëve të sotme, ekziston një fushë në rritje e kërkimit dhe trajtimeve eksperimentale duke u fokusuar në trajnimin e organeve të pacientëve për ta luftuar vetë kancerin.

Ekspertët thonë se kjo mund të bëhet më efektive sesa trajtimet tradicionale sepse trupat mund të përshtaten më shpejt se kompanitë e mjekësisë. JOQ Albania