JOQ Albania
Home

Policia aksidentohet me një autobus, lëndohen 21 persona
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 27/12/2018 14:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sot në Graçanicë, vend ky i banuar me shumicë serbe.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona, pas një makinë e policisë dhe një autobus që po transportonte nxënës janë përplasur, raporton JOQ Kosova.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Ahmeti ka thënë se deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona, derisa ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 06:30 në Graqanicë ka ndodhë një aksidentr trafiku, mes një automjetyi zyrtar të Policsë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës. Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, ky vit ka shënuar rekord të zi për Kosovën, pasi është viti me më së shumti viktima nëpër rrugët e Kosovës./JOQ Kosova.