JOQ Albania
Home

Policia vret një hajn në Kosovë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 27/12/2018 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak minuta më parë një person është qëlluar me armë nga Policia në Istog, derisa po tentonte të plaçkiste në një bankë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Istog pak minuta më parë, ku një person është qëlluar për vdekje, pasi siç thonë burimet e indeksonline, dyshohet se ishte duke tentuar të plaçkiste një bankë dhe në të njëjtën kohë Policia është detyruar të qëllojë në drejtim të tij.

Mediat kanë tentuar të kontakojnë policinë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Dyshohet se me këtë rast edhe një polic ka mbetur i plagosur.