JOQ Albania
Home

U bë dhe kjo! Shkencëtarët arrijnë të kthejnë bakrin në ar
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 27/12/2018 19:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për mijëra vjet, alkimistët po përpiqen të kthejnë metalin e zakonshëm në ato që janë më të çmuara dhe më të shtrenjta, sidomos në ar.

Shkencëtarët kinezë duket se kanë sukses.

Në fakt, një grup shkencëtarësh nga Instituti i Kimisë Fizike “Dalyan” botoi një studim në një revistë shkencore që shpjegonte procesin me të cilin ata ia dolën ta kthenin bakrin në një material që është pothuajse identik me ar dhe argjend.

Metalet, të cilat shkencëtarët arritën si rezultat i eksperimentit, ishin në gjendje të shërbenin si një katalizator për reagimin e prodhimit të qymyrit – diçka që vetëm metalet e çmuara, si ari, mund të funksionojnë.

Në studim thuhet se materialet e reja me bazë bakri mund të zëvendësojnë arin dhe argjendin në prodhimin e pajisjeve elektronike që kërkojnë sasi të konsiderueshme të këtyre materialeve.