JOQ Albania
Home

Duna me rërë blu, NASA sjell fotot e mahnitshme nga Marsi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/12/2018 23:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

NASA ka fotografuar disa duna rërë në Mars dhe, duke i parë e kupton që ato vërtetë vijnë nga një botë tjetër.

Duna, e cila në foton e përpunuar nga agjencia hapësinore, ka një ngjyrë të kaltër në fakt mendohet që në të vërtetë të jetë në gri e hapur.  Fotografia është bërë nga Mars Reconnaissance Orbiter (MRO).

Efekti vizual vjen nga rritja e kontrastit, një “hile” që i lejon studiuesit të shohin sa më shumë detaje në imazhet e marra nga planeti i kuq.

Duna ndodhet në kraterin Lyot të planetit,  një vend ky i njohur për terrenin e shumëllojshëm.

Bashkë me foton, NASA shpjegon:

Kjo dunë është e përbërë nga një material ndryshe nga dunat e tjera përreth."

MRO e ka kapur fillimisht imazhin e dunës së veçantë nga Marsi në janar të vitit 2018. JOQ Albania